2025-07-22 03:50:00
Një vështrim i figurës së babait të kombit, patriotizmit, sakrificës dhe gjithçka që ai dha, për krijimin e shtetit të parë të lirë e të pavarur shqiptar. Një vepër e promovuar me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë.
2025-07-22 05:20:00
I vendosur në një fshat piktoresk të Gjirokastrës, filmi rrëfen historinë e disa njerëzve të ardhur nga qyteti, në jetën e të cilëve gjendet nga pak historia e të gjithë shoqërisë shqiptare nga viti 97-të e deri në ditët tona.
2025-07-22 07:00:00
Lufta antifashiste zgjon edhe fëmijët. Me ndihmën e mësuesit të tyre, ata mendojnë të shkruajnë në balona parrulla që t’i shohë i gjithë populli dhe fashistët të mos kenë mundësi t’i fshijnë.
2025-07-22 08:00:00
Gjatë procedurës së kontrollit të mallit, falsifikohen disa të dhëna laboratorike, duke bërë kështu që të prishet kontrata me një firmë të huaj. Kjo gjë shkakton trazira në marrëdhëniet dashurore të Lindës me Artanin, djalin e specialistit të portit.
2025-07-22 08:55:00
Ёndrra e shqiptarëve të izoluar për të udhëtuar jashtë vendit për specializime, vë përballë njëri-tjetrit dy shokë pune. Me.
2025-07-22 10:00:00
Jeta dhe veprimtaria e piktorit te harmonive te pamundura, Jorgo Gjikopulli.
2025-07-22 10:40:00
Komitët të udhëhequr nga Çerçiz Topulli, Mihal Grameno dhe Hajredin Tremishti, kthehen në fshat te njerëzit e tyre para se të ekzekutojnë bimbashin turk të Gjirokastrës. Pas kësaj, ushtria osmane ndërmerr një fushatë kundër Mashkullorës, krahinë e cila kthehet në një lapidar të rezistencës shqiptare për pavarësi.
2025-07-22 12:50:00
Marta është një vajzë e re energjike, e cila fiton simpatinë e të gjithëve kur vendos të bëhet traktoriste. Në fillim, burri i saj, Ademi, i cili do ta ketë Martën shoqe pune, e inkurajon dëshirën e saj. Por më pas familja e re ka probleme dhe Marta zbulon karakterin e vërtetë të Ademit.
2025-07-22 14:20:00
Viti 1943. Në frymën e fundit, partizani Gani u kërkon shokëve të sigurohen që vajza e tij, Sherka, të martohet në datën e caktuar. Por kur fillon dasma, ata zbulojnë që dhëndri është bashkëpunëtor me pushtuesit. Sherka vendos të anulojë dasmën dhe bashkohet me shokët e të atit në luftën për liri.
2025-07-22 15:00:00
Teatër, 1990. Dramatizim i romanit me të njëjtin titull të Ismail Kadare. Një histori dashurie e kaluar, e vë një vajzë në qendër të vëmendjes së shoqërisë dhe opinionit duke e ndëshkuar atë si shkelëse të moralit. Pikërisht, reagimi i heshtur i vajzës, bën që shoqëria të vlerësojë lart moralin e saj të pacënuar.
2025-07-22 16:40:00
Bazuar në kryeveprën e Ismail Kadaresë. Një gjeneral dhe një prift italian arrijnë në Shqipëri për të tërhequr eshtrat e ushtarëve të vrarë gjatë luftës, por mbi të gjitha ata duan të gjejnë një kolonel të zhdukur, gruaja e të cilit kërkon të gjejë me çdo kusht se ku është varrosur...
2025-07-22 18:30:00
Gjergji dhe shokët e tij të sigurimit hasin shumë vështirësi për të eleminuar një grup të rrezikshëm sabotues të udhëhequr nga Thimi Dino. Për këtë, atyre u duhet bashkëpunimi me njerëzit e zakonshëm.
2025-07-22 19:40:00
Harizi, një njeri dembel që nuk e do punën, mundohet të përfitojë një vend të rehatshëm dhe kur nuk ia del, fillon të shpifë e të dërgojë letra anonime.
2025-07-22 21:00:00
Drama e një të riu shqiptar i cili endet mes ëndrrave dhe peripecive ku e përplas jeta e trazuar. Zhgënjimet dhe mjedisi i korruptuar e përplasin djalin në skuta të errëta dhe në punë të pista, duke e bërë edhe më pesimist për të ardhmen e tij, por edhe duke tronditur jetën dhe marrëdhëniet në familje.
2025-07-22 22:30:00
Filmi u kushtohet dy artistëve Tefta Tashko e Kristaq Koço, korifejtë e artit të viteve ’30 e ’40 të shekullit XX.
2025-07-22 23:25:00
Dy të rinj që vijnë nga besime të ndryshme fetare vendosin të martohen me njëri-tjetrin. Pasi kërkojnë lejen e prindërve, ata hasin në rezistencën e babait të djalit, i cili nuk pranon. Situatat komike do të demaskojnë, sipas propagandës së kohës, kotësinë e besimit fetar.
2025-07-23 00:40:00
Teatër, 1990. Dramatizim i romanit me të njëjtin titull të Ismail Kadare. Një histori dashurie e kaluar, e vë një vajzë në qendër të vëmendjes së shoqërisë dhe opinionit duke e ndëshkuar atë si shkelëse të moralit. Pikërisht, reagimi i heshtur i vajzës, bën që shoqëria të vlerësojë lart moralin e saj të pacënuar.
2025-07-23 02:20:00
Bazuar në kryeveprën e Ismail Kadaresë. Një gjeneral dhe një prift italian arrijnë në Shqipëri për të tërhequr eshtrat e ushtarëve të vrarë gjatë luftës, por mbi të gjitha ata duan të gjejnë një kolonel të zhdukur, gruaja e të cilit kërkon të gjejë me çdo kusht se ku është varrosur...
2025-07-23 04:00:00
Komitët të udhëhequr nga Çerçiz Topulli, Mihal Grameno dhe Hajredin Tremishti, kthehen në fshat te njerëzit e tyre para se të ekzekutojnë bimbashin turk të Gjirokastrës. Pas kësaj, ushtria osmane ndërmerr një fushatë kundër Mashkullorës, krahinë e cila kthehet në një lapidar të rezistencës shqiptare për pavarësi.
2025-07-23 06:05:00
Gazi, një djalë i vogël, çdo mëngjes kur shkon në shkollë, përshëndet djaloshin skulpturë që është vendosur në parkun e qytetit dhe fëmijët i kanë vënë emrin Ilir. Por një ditë Ilirit i thyejnë krahët, dhe Gazi i vogël kalon një dramë që gjyshi dhe prindërit e kuptojnë tepër vonë.
2025-07-23 07:00:00
Jeta, nxënëse në shkollën e vajzave, është anëtare e grupit ilegal dhe ngre në shkollën e saj grupin e të rejave antifashiste. Gjatë një feste, mësuesit fashistë duan të detyrojnë nxënësit të këndojnë himnin fashist. Kjo shkakton një nga demonstratat më të mëdha në kryeqytet, gjatë së cilës Jeta humb jetën.
2025-07-23 08:30:00
Martini është një djalë kureshtar. Për shkak të karakterit të tij herë aktiv dhe herë i mbyllur në vetvete, i ndodhin shpesh keqkuptime me prindërit, mësuesit, shokët, vëllait të madh e motrës së vogël.
2025-07-23 09:20:00
Bardha është përgjegjëse sektori në një kooperativë bujqësore, ndërsa Gjika përgjegjës turni në një minierë. Dashuria për punën bën që ata të emërohen në poste të larta drejtuese.
2025-07-23 10:00:00
Një film dokumentar kushtuar piktorit të njohur Alush Shima. Në një rrëfim mbi jetën dhe krijimtarinë e tij mbi telajo.
2025-07-23 11:45:00
Lufta e Dytë Botërore. Rinia antifashiste tërhoqi masa të gjera të popullit në fushat e futbollit duke i kthyer ndeshjet sportive në manifestime kundër pushtuesve. Të tilla ishin edhe ndeshjet e futbollit midis skuadrës amatore ”Shprefeja” dhe skuadrës fashiste. Lojtarët shqiptarë dhe fansat e tyre përleshen me fashistët dhe e kthejnë fushën e blertë në një fushë beteje.
2025-07-23 13:00:00
Është fundi i luftës dhe katër partizanë zbarkojnë në një ishull grek përtej detit. Ata kanë mision për të kapur dikë, emri fals i të cilit mban mbi supe krime të rënda.
2025-07-23 14:20:00
Në ekuipazhin e anijes ”Shqiponja” ka kohë që zien debati për gjetjen dhe studimin e zonave të gjuetisë së peshkut. Mes debateve fillon punën Petriti, një oficer i ri marine. Ai përkrah kapiten Borakun që ngulmon në futjen e metodave të reja për kapjen e peshkut.
2025-07-23 15:05:00
Në qendër është figura e një plaku, të cilin duan ta heqin qafe e ta degdisin në një azil pleqërie bijtë e vet dhe një nuse e re, fati i së cilës bëhet edhe më i dhimbshëm se fati i këtij njeriu, dikur të lumtur, që po pi tani kupën e hidhur të helmit të pleqërisë.
2025-07-23 16:40:00
Film muzikor sipas baletit me të njëjtin titull. Gjini, një malësor i pabindur, është shkishëruar dhe për këtë, vajza e tij mbetet pa u pagëzuar dhe pa emër. ”Cuca” përkrahet vetëm pas luftës nacional-çlirimtare dhe fillon të punojë në kurset e para kundër analfabetizmit.
2025-07-23 18:05:00
Vizita e dy artisteve për të mbajtur një koncert në qytetin e Lushnjës gjatë kohës së monarkisë shqiptare, trondit jetën e një qyteti tejet konservator.
2025-07-23 19:40:00
Zana dhe Bardhyli janë dy studentë që dashurohen. Përmes amplitudave shpirtërore të dashurisë së tyre, filmi zbulon ëndrrat, dëshirat dhe preferencat e tyre. Me karakteret që kanë pak a shumë të njëjtën moshë por edhe ndryshime midis njëri tjetrit, filmi jep portretin e studentit të ri.
2025-07-23 21:00:00
Një komedi e zezë nga dramaturgu anglez Joe Orton vënë për herë të parë në skenë në 1965. Ngjarjet zhvillohen gjatë një morti, i cili përkon njëkohësisht me vjedhjen e një banke. Mes situatash absurde pjesa hedh dritë mbi varësinë nga paraja dhe sesi ajo arrin të nxjerrë anët më të errëta të qënies njerëzore e cila nuk preket as nga vdekja.
2025-07-23 22:50:00
Një grup banditësh përdhunojnë një grua, Anën e cila ishte duke shëtitur me një mikun e saj mjek, Luanin. Kjo ngjarje lë trauma për Anën sikurse edhe për Luanin, i cili bën të gjitha përpjekjet për zbulimin e keqbërësve të vërtetë.
2025-07-24 00:10:00
Jeta, nxënëse në shkollën e vajzave, është anëtare e grupit ilegal dhe ngre në shkollën e saj grupin e të rejave antifashiste. Gjatë një feste, mësuesit fashistë duan të detyrojnë nxënësit të këndojnë himnin fashist. Kjo shkakton një nga demonstratat më të mëdha në kryeqytet, gjatë së cilës Jeta humb jetën.
2025-07-24 01:40:00
Bardhi, një mjek i ri, emërohet në punë në një fshat të largët malor. Ai ia del mbanë me sukses një operacioni të vështirë, me gjithë mungesën e mjeteve më elementare për kryerjen e operacionit.
2025-07-24 03:20:00
Film muzikor sipas baletit me të njëjtin titull. Gjini, një malësor i pabindur, është shkishëruar dhe për këtë, vajza e tij mbetet pa u pagëzuar dhe pa emër. ”Cuca” përkrahet vetëm pas luftës nacional-çlirimtare dhe fillon të punojë në kurset e para kundër analfabetizmit.
2025-07-24 04:45:00
Film portret i bazuar në episodet e jetës dhe aktivitetit patriotik të mësuesit Petro Nini Luarasi, i cili, në fund të shekullit 20, ishte aktiv në mbrojtjen e shkollës dhe gjuhës shqipe.
2025-07-24 06:10:00
Martini është një djalë kureshtar. Për shkak të karakterit të tij herë aktiv dhe herë i mbyllur në vetvete, i ndodhin shpesh keqkuptime me prindërit, mësuesit, shokët, vëllait të madh e motrës së vogël.
2025-07-24 07:00:00
Filmi bazohet dhe e zhvillon subjektin e një legjende të njohur të sakrificës në kështjellën e Rozafës, si një interpretim i lirë i asaj që njerëzit kanë ruajtur në shekuj. Tre vëllezër të martuar vendosin të sakrifikojnë në kështjellë gruan që do t’u shpjerë drekën, në mënyrë që muri të mos rrëzohet përsëri në tokë.
2025-07-24 08:30:00
Luka transferohet në një qytezë veriore. Në udhëtimin e parë bashkë me të shoqen, rruga është e bllokuar nga dëbora. Luka i trembet jetës së kësaj qyteze, por gjen një mjedis shoqëror shumë të shëndetshëm, ku gruaja e tij ndihet shumë mirë.
2025-07-24 10:00:00
Dokumentari bëri bashkë emrat e njohur të kinemasë shqiptare për të nderuar regjisoren e njohur ikonë të filmit shqiptar, Xhanfise Keko, në dhjetëvjetorin e ikjes, në një rrëfim të udhës së saj krijuese. I konceptuar si një rrëfim i autores, mbështetur në librin e saj”Ditët e jetës sime ”si dhe libri, i shkruar nga aktorët e saj të vegjël, ”Teta Xhano”.
2025-07-24 11:05:00
Periudha e pas luftës. Fëmijët vërejnë një banor të ri, xha Lipen, në lagjen ku jetojnë. Sapo ai vendoset në këtë lagje, një tjetër person endet andej, duke shitur plaçka të vjetra. Luani dhe fëmijët e tjerë zbulojnë se të dy burrat, po përpiqen të hedhin në erë centralin elektrik të qytetit.
2025-07-24 12:30:00
I vogli Velo mezi pret të rritet dhe të bëhet partizan i vërtetë. Kjo dëshirë e tij forcohet edhe më shumë pas vrasjes së të atit nga armiqtë dhe ai këmbëngul që ta zëvëndësojë atë me çdo kusht. Disa herë ai nuk pranohet në radhët e partizanëve për shkak të moshës së tij të vogël dhe të ”pushkës që është më e gjatë se ai”. Por Velo nuk dorëzohet.
2025-07-24 13:25:00
Ekranizim i romanit të Teodor Laços. Pas përfundimit të luftës, njerëzit e rinj që kanë marrë pushtetin fillojnë të përballen me urinë. Sekretari i partisë së qytetit, Martin Kreka, niset nëpër fshatra dhe udhëheq fushatën për grumbullimin e drithit që shitet në tregun e zi.
2025-07-24 15:05:00
Tragjedi e shkruar nga Euripidi ne shek. 415 para erës sonë. Pjesa trajton legjendën e luftës së Trojës dhe drama trajton pikërisht momentin më prekës të gjithë tragjedisë. Burrat janë të gjithë të vdekur, ndërsa gratë e Trojës dorëzohen duke pritur fatin e tyre.
2025-07-24 16:40:00
Një grup vajzash dhe grash partizane, nisen në Beratin e çliruar për të marrë pjesë në Kongresin e parë të Gruas Antifashiste. Atyre u duhet të kalojnë mes një rruge të vështirë nëpër zona ende të pushtuara.
2025-07-24 18:00:00
Tafili, djali i nënë Pashakos, vritet nga fashistët. Pushtuesit, të ndihmuar nga spiunët, bëjnë bastisje në fshatin e Pashakos, dhe e thërrasin atë dhe djemtë e tjerë të saj, që të bëjnë identifikimin e ilegalit, por asnjë nga familja dhe fshati nuk dorëzohen përballë fashistëve dhe dhimbjes.
2025-07-24 19:25:00
Gjini, një plak malësor, shtrohet në spitalin e Tiranës për të hequr nga shpatulla një plumb që i ka mbetur kujtim nga një gjakmarrje e vjetër. Por kur mëson se operacionin do ta kryejë dr. Vera, ai heziton nga mungesa e besimit në aftësitë e grave.
2025-07-24 21:00:00
Një burrë dhe një grua, takohen rastësisht jashtë dyerve të burgut, ndërkohë që ata presin të hyjnë në takim me partnerët respektivë. Mes tyre lind një histori dashurie, e cila rrezikon të marrë fund kur bashkëshortët e dënuar lirohen nga burgu falë një amnistie.
2025-07-24 22:20:00
Pasi është torturuar në kampet naziste të përqendrimit, Margarita Begolli kthehet në atdhe pas 20 vjetësh, me kujtesën e humbur. Për të do të kujdesen shokët e luftës, mbesa dhe mjekë të përkushtuar.
2025-07-24 23:40:00
RTSH Shqip.
2025-07-25 01:40:00
RTSH Shqip.
2025-07-25 02:00:00
Luka transferohet në një qytezë veriore. Në udhëtimin e parë bashkë me të shoqen, rruga është e bllokuar nga dëbora. Luka i trembet jetës së kësaj qyteze, por gjen një mjedis shoqëror shumë të shëndetshëm, ku gruaja e tij ndihet shumë mirë.
2025-07-25 03:00:00
Marta është një vajzë e re energjike, e cila fiton simpatinë e të gjithëve kur vendos të bëhet traktoriste. Në fillim, burri i saj, Ademi, i cili do ta ketë Martën shoqe pune, e inkurajon dëshirën e saj. Por më pas familja e re ka probleme dhe Marta zbulon karakterin e vërtetë të Ademit.
2025-07-25 04:25:00
Gjini, një plak malësor, shtrohet në spitalin e Tiranës për të hequr nga shpatulla një plumb që i ka mbetur kujtim nga një gjakmarrje e vjetër. Por kur mëson se operacionin do ta kryejë dr. Vera, ai heziton nga mungesa e besimit në aftësitë e grave.
2025-07-25 05:55:00
I vogli Velo mezi pret të rritet dhe të bëhet partizan i vërtetë. Kjo dëshirë e tij forcohet edhe më shumë pas vrasjes së të atit nga armiqtë dhe ai këmbëngul që ta zëvëndësojë atë me çdo kusht. Disa herë ai nuk pranohet në radhët e partizanëve për shkak të moshës së tij të vogël dhe të ”pushkës që është më e gjatë se ai”. Por Velo nuk dorëzohet.
2025-07-25 07:00:00
Modernizimi i bujqësisë e blegtorisë, dhe tufëzimi si dukuri e re në fundin e viteve ’80 në Shqipëri, do të jenë shqetësimi i një kryetari të ri të kooperativës. Atij u duhet të bindë jo vetëm fshatarët, por edhe kryetarin e vjetër, i cili është skeptik për metodat e reja.
2025-07-25 08:40:00
Jashtë luftës së madhe antifashiste që bëri populli shqiptar nuk mbeten as fëmijët. Gurin, Piron, Milon dhe Tomin i bashkojnë lodrat e tyre fëmijërore. Ky gëzim i pakët i tyre herë pas here trazohet dhe prishet nga hija e rëndë e ushtarëve pushtues. Ata e kuptojnë se s’është më koha e lodrave. Edhe ata duhet të bëjnë diçka.
2025-07-25 10:00:00
Dokumentar nga Piro dhe Eno Milkani për nder të skulptorit Thoma Thomai. Karriera e tij 60-vjeçare rrëfehet përmes portretizimit të plotë të këtij artisti modest i cili ka shumë për të treguar.
2025-07-25 10:55:00
Një veteriner nga fshati emërohet si kryetar komiteti në qytet. Për herë të parë ai do të përballet me kërkesat e rrethit të ngushtë familjar dhe miqësor për t’i favorizuar dhe bërë ndere. Por me personalitetin e tij, ai do t’u bëjë ballë e do të marrë vendime të drejta.
2025-07-25 12:20:00
Pasi mbush 12 vjeç, Asimeja e re detyrohet të rrijë e mbyllur në shtëpi. Familja e saj e fejon me një të ri, të cilin Asimeja nuk e kishte njohur kurrë më parë. Gjatë luftës, një partizane e plagosur, për të cilën Asimeja do të kujdeset, i ndryshon jetën asaj.
2025-07-25 13:35:00
Film portret mbi jetën e militantit Vasil Shanto. Ngjarjet vendosen në qytetin e Shkodrës ku heroi i filmit, Visar Shundi, vjen për të ngjallur punën e komitetit rajonal të partisë.
2025-07-25 15:05:00
Një dramë nga Eduard Albee. Robert Ndrenika dhe Neritan Liçaj.
2025-07-25 16:10:00
Ngjarjet zhvillohen në fund të Luftës së Dytë Botërore. Në qendër të tyre vendoset Qemali, një i ri me ide komuniste. Për hir të këtyre ideve, ai sakrifikon dhe ish të dashurën e tij, Ermirën, dhe i bashkohet Luftës Nacional-Çlirimtare për çlirimin e Tiranës.
2025-07-25 17:30:00
Petriti punësohet si pastrues në Ministrinë e Brendshme gjatë pushtimit fashist të Shqipërisë. Djaloshi i ri zbulon shumë të fshehta të fashistëve, të cilat i vë në dispozicion të njësitit të qytetit, deri sa arrijnë të rrëmbejnë edhe arkivën sekrete.
2025-07-25 19:10:00
Në fshatin e banuar vetëm nga gratë, pasi burrat u janë bashkuar partizanëve, mbërrijnë gjermanët. Ata kontrollojnë jetën e grave, me shpresën se nëpërmjet tyre mund të arrijnë te partizanët, të cilët presin prej tyre ushqime e veshmbathje.
2025-07-25 20:00:00
Vullneti, i rritur në shtëpinë fëmijës, sapo ka mbaruar ushtrinë dhe duhet të zgjidhë një sërë problemesh. Për këtë ai gjen mbështetje tek drejtoresha e shtëpisë së fëmijës dhe tek Nasho, ustai i repartit ku ai punonte para ushtrisë.
2025-07-25 21:00:00
Në qendër të serialit është vendosur një familje e zakonshme shqiptare me hallet, vuajtjte dhe problemet e kohës. Lola vuan nga dhimbja e saj, Flori një djalë i ri endet mes shoqërisë dhe nuk e di se ku e ka vendin e vet në shoqëri, Era është një gjimnaziste e cila kërkon fatin e saj. Kjo telenovele është e mbushur plot me emocione te cilat e mbajnë publikun te gozhduar përpara ekranit.
2025-07-25 21:45:00
Agroni dhe Marjeta po jetojnë një fejesë të lumtur deri në ditën kur në një gjyq të proceduar nga Agroni, dy persona të akuzuar për vjedhje, zbulojnë fakte që implikojnë edhe babanë e Marjetës. Agroni vihet në mes të dashurisë dhe detyrës. Pas një dileme, ai gjen kurajo dhe vendosmëri të refuzojë dashurinë me interes të së fejuarës së tij.
2025-07-25 23:25:00
Bazuar në ngjarje reale, sipas skenarit të Neshat Tozajt, pasqyrim i situatës në vitet ’50 të grupeve diversioniste që shkelnin hera-herës kufirin shqiptar.
2025-07-26 00:50:00
Film portret mbi jetën e militantit Vasil Shanto. Ngjarjet vendosen në qytetin e Shkodrës ku heroi i filmit, Visar Shundi, vjen për të ngjallur punën e komitetit rajonal të partisë.