2025-12-23 02:40:00
V.Vaughn, J.Aniston. Brook-u, shitëse veprash arti, dhe Gary-i, shoqërues turistësh në Çikago, s’po ia dalin më të jetojnë nën një çati, por asnjëri s’ka ndërmend ta braktisë apartamentin ku jetojnë. Mes tyre do të nisë një luftë rraskapitëse.
2025-12-23 04:25:00
Kyrie Irving, Shaquille O’Neal. Një i ri zezak i dëshpëruar për të fituar turneun më të rëndësishëm të basketbollit në Harlem, rekruton një lojtar legjendar të moshuar dhe miqtë e tij pensionistë për të luajtur në skuadrën e tij.
2025-12-23 06:15:00
Rowan Atkinson, në rolin e tij më të pëlqyer nga publiku. Jeta për Mr. Bean, është një sfidë dhe kudo ku ai shkon gjithçka kthehet përmbys. E megjithë këto, falë këmbënguljes së tij, ai gjithmonë gjen një zgjidhje...
2025-12-23 06:50:00
Steve Carell, Rose Byrne. Nje konsulent politik Demokrat përpiqet të ndihmojë një kandidat të fitojë zgjedhjet në një qytet të vogël republikan.
2025-12-23 08:40:00
Fabio De Luigi. Trashëgimtari ekstravagant i një familjeje të pasur, që vuan akoma humbjen e të atit në vogëli, beson se babai i tij ka rilindur në trupin e një batakçiu që i ka borxhe gjysmës së qytetit.
2025-12-23 10:15:00
Shokët e ngushtë Semi dhe Katerina kanë kaluar bashkë çdo Krishtlindje, që kur ishin të vegjël, tek tavolina e fëmijëve. A do të ndikojë e shkuara e tyre e përbashkët në krijimin e një romance të ardhshme?
2025-12-23 11:50:00
Një nënë dhe e bija në një lojë të piset dhe të rrezikshme me qellimin e vetem perfitimin.
2025-12-23 13:55:00
Jim Carrey. Ace Ventura shfaqet përsëri pas një periudhe të gjatë izolimi në malet Himalaje. Ai niset në kërkim të një lakuriqi të rrallë, simbol i një fisi afrikan.
2025-12-23 15:30:00
Në parajsë merret një vendim historik. Një ëngjëll do të zbresë në Tokë për të zgjedhur nënën e Mesias të ri. Por për shkak të një sërë keqkuptimesh, ai përfundon duke prekur barkun e një burri dhe çdo gjë bëhet lëmsh dh ëngjëlli duhet të gjejë një mënyrë për të riparuar dëmin që ka bërë.
2025-12-23 17:35:00
Amy Schumer, Bill Hader. Gjithmonë duke menduar se monogamia nuk ishte e mundur, nje vajzë e re takohet me një doktor simpatik, që mund t’i ndryshojë mendim...
2025-12-23 19:50:00
Massimo Boldi, Biagio Izzo, Anna Tatangelo. Ambrogio dhe Peppino po festojnë Krishtlindjet sëbashku me familjet. Kur zbulojnë se djemtë e tyre kanë takim me dy vajza, vendosin ti ndihmojnë që takimi tu shkojë sa më mirë...
2025-12-23 21:30:00
J.Sudeikis, J.Aniston. I detyruar nga klienti i tij, qe është i gatshëm t’i japë 100 mijë dollarë, shitësi i drogës Devid, shkon në Meksikë për të marrë një sasi marijuhane... Por kur mbërrinë atje, gjërat marrin të tatëpjetën...
2025-12-23 23:25:00
Fabio De Luigi, Cristiana Capotondi. Paolo duhet t’i kalojë pushimet e Krishtlindjes me familjen e bashkëshortes se tij, e cila është në muajin e nëntë të shtatzanisë. Kundër dëshirës së tij si do të përfshihet në situata tejet të sikletshme...
2025-12-24 00:55:00
Në një udhëtim pune në Barcelonë, 30-vjeçarja beqare, Harper merr me vete dy shoqet e ngushta. Pasi takon një DiXhej të pashëm atje, Harper vendos punën në pritje, dhe të treja nisen në një aventurë të çmendur në Ibiza në kërkim të tij...
2025-12-24 02:25:00
Aldo Baglio për herë të parë protagonist në një film pa Giovanni-n dhe Giacomo-n. Mikele është një njeri sipërfaqësor, që përçmon këdo dhe jeton vetëm për të treguar pasurinë e tij nëpër mediat sociale. Deri kur, gjatë një udhëtimi në Budapest, atë e ngatërrojnë me një emingrant nga Afrika e Veriut dhe e deportojnë....
2025-12-24 04:05:00
Diego Abatantuono, Antonio Catania. Pikerisht ditën e ditelindjes, Andrea eshte i detyruar te kujdeset per femijen e shefit te vet. Por kjo rrethane do të trasformohet në një festë gjigande falë shokëve të tij ...
2025-12-24 05:35:00
Sonia ka ëndërruar gjithmonë të bëjë një jetë emocionuese. E befasuar nga propozimi për martesë i të dashurit të saj, ajo ka tri ditë kohë për të vendosur nëse do t’i bashkohet rradhëve të grave të martuara apo të ndjekë ëndrrat e saj?
2025-12-24 07:05:00
Rowan Atkinson, në rolin e tij më të pëlqyer nga publiku. Jeta për Mr. Bean, është një sfidë dhe kudo ku ai shkon gjithçka kthehet përmbys. E megjithë këto, falë këmbënguljes së tij, ai gjithmonë gjen një zgjidhje...
2025-12-24 07:40:00
Piper Perabo, Lena Headey. Më në fund mbërrin dita e dasmës se Heck-ut dhe Rachel-it, por në çastin kur do të thonë ’Po-në e përjetshme, vajza do të pikase mes të ftuareve një person që do të trondisë ndjenjat e saj.
2025-12-24 09:15:00
Claudio Bisio, Alessandro Gassman, Angela Finocchiaro. Komuniteti Katolik i një ishulli të vogël në Mesdhe, detyrohet ti kërkojë ndihmë Budistëve dhe Myslimanëvë, pasi nuk gjejnë dot fëmijën e duhur, në rolin e Jezusit të vogël...
2025-12-24 10:50:00
Massimo Boldi, Nancy Brilli, Elisabetta Canalis. Një kuzhinier i thjeshtë, djali i tij adoleshent dhe dy ndihmësa, do të krijojnë një mal me telashe dhe do të vënë në dilemë një dasmë mjaft të kushtueshme...
2025-12-24 12:35:00
Jack Black. Si të gjithë fëmijët edhe Liam Turner ka një listë dëshirash për Babagjyshin. Por një gabim farë i vogël drejtshkrimor ka një rëndësi të madhe sepse letra i shkon djallit. Me shpejtësi ai vjen tek Liami, për t’i plotesuar atij çdo lloj dëshire dhe duke bërë kërdinë gjatë festave.
2025-12-24 14:30:00
Christian De Sica, Michelle Hunziker, Fabio De Luigi. Në Rio për të festuar Krishtlindjen, historitë e disa njerëzve ndërthuren e sjellin një mal me keqkuptime që i kthejnë këto pushime në një aventurë gazmore të paharrueshme.
2025-12-24 16:25:00
Fred, drejton agjensinë brilante, të gjetjes së alibive për gënjeshtarët... Por gjërat ndërlikohen kur ai dashurohet me Klion, një juriste mbrojtëse e së vërtetës, e cila del se është vajza e një prej klientëve të tij besnik...
2025-12-24 18:15:00
Reese Witherspoon, Sofia Vergara. Një police e sertë përpiqet të mbrojë vejushën seksi dhe të papërmbajtshme të një ish bosi të drogës, ndërkohë që pas u janë vënë një ushtri vrasësish dhe policësh të korruptuar...
2025-12-24 19:45:00
Trip është një Elf jo i zakonshëm, i cili punon për Babagjyshin e Vitit të Ri. Fati do ta bashkojë me Elian, një djalë i turpshëm, i cili jeton në një fshat të vogël, në malet e Italisë. Fillimisht ata nuk shkojnë mirë, por të dy duhet të mësojnë të bashkëpunojnë në mënyrë që të shpëtojnë Krishtlindjet, nga një biznesmen i pamëshirshëm që dëshiron të prishë festën!
2025-12-24 21:30:00
Bernard (Paapa Essiedu) është një burrë aq i apasionuar dhe i përkushtuar ndaj punës, sa harron për të shkuar në ditëlindjen e vajzës së tij të vogël. Pasi humbet familjen, por edhe punën, Bernard rastësisht takohet me Florën (Melissa McCarthy) një xhind që mund t’i plotësojë atij të gjitha dëshirat. Cila do të jetë dëshira e tij e zemrës?
2025-12-24 23:00:00
Salvatore Ficarra, Valentino Picone. Një hajdut ateist dhe një prift, transportohen si me magji në Palestinën e vitit zero, ku do të duhet të sigurohen që Lindja e Krishtit të ndjekë të njëjtën histori që njohim të gjithë.
2025-12-25 00:45:00
Bruce Willis, Tracy Morgan. Aventura e dy policëve shumë ndryshe nga njëri-tjetri. Pasi veteranit Xhimi, i vjedhin një kartë bejsbolli shumë të vlefshme, ai dhe partneri i tij, fillojnë një mision për të gjetur me çdo kusht fajtorin.
2025-12-25 02:30:00
Një film që përmbledh skenat më gazmore të komedive italiane për krishtlindje ndër vite, me interpretuesit kryesorë: Massimo Boldi, Christian De Sica, Sabrina Ferilli, Claudio Bisio etj.
2025-12-25 03:55:00
Marvin Meinxh gjithmonë donte t’i ndihmonte njerëzit, por asgjë s’ishte e lehtë. Derisa një aksident tragjik dhe një eksperiment i jashtëzakonshëm mjekësor e kthen serish në jete, por me instinkte të reja kafshërore.
2025-12-25 05:20:00
Rowan Atkinson, në rolin e tij më të pëlqyer nga publiku. Jeta për Mr. Bean, është një sfidë dhe kudo ku ai shkon gjithçka kthehet përmbys. E megjithë këto, falë këmbënguljes së tij, ai gjithmonë gjen një zgjidhje...
2025-12-25 05:55:00
Ray Romano, Kevin James, Sofía Vergara. Ata janë miq, por edhe konkurentë dhe s’lënë gjë pa bërë për të shitur...mish. Në fakt, për ta të shesësh mish, është pasion, ndërkohë që do të rezultojë se është edhe luftë për jetë a vdekje.
2025-12-25 07:25:00
Rob Lowe, Kristin Davis. Kur bashkëshorti i saj i jep fund martesës në mënyrë të befasishme, Kejti e zhgënjyer niset e vetme për pushime në Afrikë, ku do të gjejë një qëllim të ri për jetën, por ndoshta edhe një romancë të re.
2025-12-25 08:55:00
Matthew Broderick, Danny DeVito. Dy fqinj gjithmonë xhelozë për njëri tjetrin, fillojnë një garë si kurrë më parë, kur njëri prej tyre dekoron shtëpinë e tij me aq shumë drita sa mund të duket nga hapësira...
2025-12-25 10:30:00
Jack Lemon, Walter Matthau. Një grindje mes dy fqinjësh që zgjat një jetë të tërë që prej kohërave të fëmijërisë përkeqësohet edhe më kur një fqinjë e re vjen të banojë në anën tjetër të rrugës.
2025-12-25 12:15:00
Katherine Heigl, Josh Duhamel. Dy njerëz të përkushtuar pas karrierës, duhet të lënë mënjanë mospëlqimin për njëri-tjetrin dhe të rritin së bashku vajzën e vogël të dy miqve, që sapo kanë ndërruar jetë.
2025-12-25 14:15:00
Studentët Hayley dhe James janë të rinj dhe të dashuruar. Pasi ndahen në stacionin e trenit, sepse secili do shkojë pranë familjes së vet për Krishtlindje, papritur, të dy, marrin të njëjtin vendim të çmendur, për të ndërruar trenat dhe për të surprizuar njëri-tjetrin. Mesa duket, ata sapo kanë shkëmbyer Krishtlindjet.
2025-12-25 15:55:00
Më në fund Julia po bën udhëtimin që kishte ëndërruar në Verona, Itali. Sapo mbërrin në shtëpinë ku do qëndrojë, zbulon që një britanik kishte prenotuar të njëjtin vend, për të njëjtën kohë, si ajo. Pronari nuk iu jep zgjidhje duke i lënë ta sqarojnë vetë këtë problem, dhe këtu nis ”lufta” se kush do largojë kë.
2025-12-25 17:50:00
Ginnifer Goodwin, Kate Hudson. Një avokate e suksesshme por e pafat në dashuri, pas të 30-tave takon njeriu e duhur. Ai rezulton të jetë i fejuari i mikes së saj më të mirë. Këtu fillon edhe dilema: të zgjedh dashurinë apo miqësinë?
2025-12-25 19:45:00
Tyler Perry. Madea me shpirtin e saj të festës kësaj here do shkojë për një vizitë surprise tek mbesa e saj e cila nuk do të kthehet në shtëpi për Krishtlindje. Arsyeja është se ajo është martuar me një djalë të bardhë dhe familja e saj nuk e donte këtë.
2025-12-25 21:30:00
Fabio De Luigi, Valentina Lodovini. Familja Roveli përballet me sfida të reja. Ata nisen për pushime dimërore në Lapland me furgonin e tyre të kampingut. Ngjarjet e paparashikuara gjatë rrugës dhe një përplasje me Babagjyshin e Vitit të Ri do ta bëjnë udhëtimin të paharrueshëm.
2025-12-25 23:10:00
Mattheu McConaughney. Kate Hudson. Benxhamin Finegan është një gjahtar thesaresh dhe bashkë me ish gruan e tij do të bien në gjurmët e thesarit më të përfolur të historisë. Padroni i ishullit, një repist i famshëm, do të bëhet armiku i tyre për vdekje.